Subscribe

Nga Olta Blaceri

Socialistët votuan kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Lexo edhe :

Related Posts

Vetëm 39 deputetë të opozitës mbështetën me votë dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese, ndërkohë që 72 deputetë të mazhorancës për të dytën herë dolën në mbrojtje të deputetes socialiste olta Xhaçka duke votuar kundër.

Qëndrimi i mazhorancës u mbrojt  nga Klotilda Bushka, ndërsa ai i opozitës nga Gazment Bardhi

Ndërkohë që vetë deputetja socialiste Olta Xhaçka sqaroi se nuk e ka shkelur Kushtetutën pasi asnjëherë nuk ka përfituar fonde apo pasuri publike, as ajo dhe as familjarët e saj.

Unë dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike! Zero! Asnjë centimetër katror truall shtetëror! Zero! Asnjë lehtësi procedurale te ndryshme nga të tërë të tjerët. Zero!”, u shpreh Xhaçka.

Xhaçka ka theksuar se e vetmja gjë që bashkëshorti i saj ka përfituar është e drejta e përdorimit të plazhit.

Dhe e dini çfarë është përfitimi nga statusi i investitorit strategjik te asistuar (i cili nuk është e njëjta gjë me statusin e shumëpërfolur te investitorit strategjik), pra përfitimi që sidoqoftë në çdo rast, ligjërisht, nuk i atribuohet fare drejtpërdrejtë bashkëshortit tim për një investim në hoteleri që kurrë mos u bëftë pas gjithë kësaj balte të pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë, e cila në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin? Vetëm e drejta për t’u trajtuar me prioritet për lidhjen e njërës nga 1500 kontratat e përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit përpara hotelit! Pra të nxjerrë shezlonet në plazh”, vijoi Xhaçka.

Por sqarimet e Olta Xhaçkës nuk e kanë bindur opozitën e cila deklaroi se deputetja socialiste ka shkelur kushtetutën.

Ditën që ky Parlament do grisë vendimin e Kushtetuese për ty, ky Parlament nuk është më i shqiptarëve por është Parlamenti i Artan Gaçit dhe Olsi Ramës”, tha Bardhi.

Në janarin e vitit 2023 Gjykata Kushtetuese vendosi që parlamenti duhet të çojë çdo kërkesë për mandatin e deputetëve në këtë gjykatë. Por pas votimit të sotëm e vetmja zgjidhje që ka grupi parlamentar i PD është t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *