E premte, 18 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Politikë

Kuvendi seancë plenare, Paloka: Mblidhet në ilegalitet

Ilustrim · Vizion Plus

Kryetari i grupit të dorëhequr parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar menjëherë pas njoftimit për mbledhjen e seancës plenare.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Paloka e ka quajtur mbledhje në ilegalitet të një Kuvendi ilegal.

 

“Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrëse, tani kanë filluar ta mbledhin dhe në ilegalitet. Seancën e së enjtes po kërkojnë ta mbledhin fshehtas sot në orën 17:00. Sa mendoni se do zgjasni kështu?! Tik-tak…”.

 

Ndërkohë, Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh me urgjencë për strukturat e saj, për t’u organizuar për një protestë përpara Parlamentit në orën 16:30.

 

“Sot në orën 17:00 ka seancë parlamentare. Merrni masa për prani maksimale të strukturës në orën 16:30 para Parlamentit”.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh