Subscribe

Per here te pare ne ketë legjislature parlamenti lejoi kontrollin e banesës per nje ish-ministër Sajmir Tahirin, por ashtu siç pritej 75 votat e maxhorances rrezuan kërkesën e Prokurorisë se Krimeve te Renda per arrestimin e tij.

 

Ndryshe nga rasti i Tom Doshit kur votimi ishte i fshehte, votimi per Saimir Tahirin u be i hapur duke iu referuar nenit 73 te Kushtetutës.

 

Rregullorja nuk lejon debate per çështjen e imunitetit, por Sali Berisha shfrytëzoi hapësirën per procedure, per te akuzuar kryeministrin.

 

Vete Tahiri zgjodhi te jape vetëm nje mesazh te shkurtër ne sallën ku opozita kishte vendosur parulla qeveria e krimit, qeveria e drogës, e me pas te largohej pa marre pjese ne votim.

 

Me kete votim parlamenti mbylli procedurën per Saimir Tahirin e tashme hetimet per ish-ministrin e brendshëm jane ne doren e Prokurorisë se Krimeve te Renda.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *