Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka hapur punimet për sesionin e ri parlamentar. Në fjalën e tij hapëse Ruçi, bëri një bilanc të sesionit të shkuar, por prezantoi edhe objektivat e sesionit të ri parlamentar.

 

“Sot hapim sesionin e ri parlamentar. Dua të ndaj me ju disa kënvështrime të miat mbi arritjet e sesionit që lamë pas dhe detyrat e kuvendit për sesionin e ri që po hapim sot. Ky sesioni bashkë me atë pasartdhës do të ketë një mision, kurrorëzimin për celjen e negociatave në qershor 2019. Të gjitha kontributetet tona tja kushtojnë Shqipërisë Europiane. Ftoj të gjitha grupet politike që të ndajnë luftën për pushtet në luftën për Shqipërinë në BE. Reforma në drejtësi po pastron sistemin, ku pastrim i përgjigjet etjes së shqiptarëve për drjetësi. Arritjet e reformës në drejtësi janë arritjet e sesionit të kaluar. Shtylla kryesore do të jetë vettingu dhe lufta kundër krimit të organizuar.”

 

Gjithashtu bëjmë me dije se opozita e ka braktisur këtë sesion të ri parlamentar, duke u nisur drejt shkodrës për të zhvilluar një takim në lidhje me ngjarjet kriminale të fundit që ndodhi në shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *