E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, opozita mobilizon strukturat për protestë

Opozita do të protestojë këtë të martë në orën 17:00 para Parlamentit.

 

Pas vendimit të marrë në Konferencën e Kryetarëve për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, ka qenë nënkryetari i PD, Edi Paloka ai që u ka kërkuar strukturave që të mblidhen me urgjencë para Parlamentit.

 

Reklamë

Ndërkohë nga ana tjetër edhe aleatja opozitare e PD, Lëvizja Socialsite për Integrim u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen para Parlamentit për të protestuar.

 

Opozita pas djegies së mandateve nga ana e saj ka njoftuar se do të vijojë aksionin kundër qeverisë me protesta deri në largimin e kryeminsitrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Më shumë video

Reklamë