Nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të PD-së, nënkryetarja Jorida Tabaku shprehet se në këtë moment krize për partinë, sot është dita për të reflektuar mbi veten dhe guxuar për të ndryshuar.

 

“Në kohë krizash, në kohë të një furtune në këtë familje të madhe rruga e vërtetë që duhet të ndjekim është ajo e një reflektimi real dhe të sinqertë me veten. Sot, ne duhet të shohim nga vetja për të kuptuar realisht se çfarë shkoi gabim që ne erdhëm këtu, në një Kuvend Kombëtar të jashtëzakonshëm. E morëm një goditje paralajmëruese në pranverën e këtij viti dhe zgjodhëm që të mos reflektojmë realisht mbi çka ndodhi. U gabuam të gjithë! Unë e para u gabova! Pasi mendova dhe besova se atëkohë ishte më e dobishme ti shmangeshim asaj që ishte përpara nesh. Prandaj na duhet sinqeritet dhe të shohim njëri tjetrin në sy për të kuptuar pse gabuam. Na duhet guxim për të nisur një ndryshim real.”

 

Tabaku tha sot se nuk do të ketë dy PD, dhe se nuk është e nevojshme që të shfaqen si partia e favore dhe ndereve me të cilat i mbajnë peng të tjerët, por një forcë politike që lufton për t’i shërbyer kombit dhe atdheut.

 

“Ndaj sot duhet t’i kthehemi këtyre vlerave pasi janë këto vlerave jo për retorikë por realisht si një akt politik për të ftuar të rinjtë që të mos largohen nga ky vend. Të rinjtë largohen nga ky vend pasi shohin që liria është vetëm një reklamë në vitrinat e Shqipërisë dhe jo një realitet i prekshëm. Të rejat largohen nga ky vend pasi realisht nuk shohin garë të ndershme dhe të lirë por shohin një sajesë propagandistike. Nuk ka dhe nuk do të ketë një PD të dytë për aq kohë sa vlerat dhe parimet e PD-së së vetme mbahen të shenjta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *