E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Sot votohet qeveria e re në Shkup, kabineti i drejtuar nga Hristijan Mickoski do të ketë 24 ministri

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mban sot seancën për votimin e qeverisë së re.

Kabineti do të ketë 24 ministri, ndërsa pjesë  e tij përveç VMRO-DPMNE-së, do të jetë koalicioni “VLEN” i  katër partive shqiptare si  dhe partia “ZNAM”.

Koalicioni qeverisës ka një shumicë parlamentare prej 78 deputetësh nga 120 vende që ka gjithsej parlamenti i Maqedonisë së Veriut.

Me votimin e qeverisë së re Hristijan Mickoski do jetë kryeministri i 13-të i Maqedonisë së Veriut dhe do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga pavarësia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë