Subscribe

Me 6 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, Këshilli për Mandatet Rregulloren dhe Imunitetin, pas 4 orë diskutimesh vendosi për heqjen e mandatit për deputetin Sali Berisha.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, deputetët e PS Bledi Çuçi, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Klotilda Bushka dhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, votuan në mënyrë unamine pro heqjes së mandatit për deputetin Sali Berisha.

Lexo edhe :

Related Posts

Në fund të mbledhjes relatore e çështjes u caktua Klotilda Bushka, ndërsa u caktua që votimi në Kuvend për heqjen e imunitetit të Sali Berishës të bëhet në seancën plenare të ditës së enjte në 21 Dhjetor.

Çfarë ka ndodhur deri tani

Pas marrjes së kërkesës së SPAK në 12 Dhjetor, ku i kërkohej heqja e imunitetit për deputetin Sali Berisha në mënyrë që t’i hapet rrugë ndryshimit të masës së dhënë nga GJKK, Kuvendi vendosi mbledhjen e Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetit në 18 dhjetor (Dita e sotme, e hënë).

Në mbledhjen e sotme 6 anëtarët e pranishëm votuan unanimisht pro heqjes së iminutetit për deputetin Sali Berisha, duke e çuar për votim në seancën plenatre që do të mbahet ditën e enjte në 21 Dhjetor.

Çfarë parashikon rregullorja

Pas votimit në Kuvend, SPAK i drejtohet GJKKO-së për ndryshimin e masës ndaj zotit Berisha, nga detyrim paraqitjeje, pritet të kërkohet masa arrest shtëpie për shkak të moshës thyer të ish-kryeministrit.

Por në rast se do nuk do të zbatohet masa arrest shtëpie nga zoti Berisha, atëherë SPAK i drejtohet sërish GJKKO-së ku kërkon masën arrest me burg për ish-kryeministrin e Shqipërisë.

Pse erdhi kërkesa e kryeprokurorit Altin Dumani për ndryshimin e masës?

Ndaj ish kryeminsitrit Sali Berisha, GJKKO vendosi disa javë më parë masën detyrim paraqitjeje. Sipas kësaj mase ish-kryeminsitri Berisha do të duhej të paraqitej para Oficerit të Policisë Gjyqësore të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji, por kjo nuk ndodhi në asnjë rast.

Pas mungesës së paraqitjes së zotit Berisha 3 të hëna para OPGJ, SPAK ju drejtua Kuvendit për heqjen e imunitetit, në mënyrë që t’i hapet rruga ndryshimit të masës ndaj tij.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *