Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 March 2026
Vizion fokus

“Kam fjetur 20 ditë në rrugë…”, Saimir Korreshi “i...

U plagos nga bashkëkombasi i tij, turku s’bashkëpunon me...

Trump: Lufta e Iranit nuk përfundon këtë javë

Tensionet e larta në Lindjen e Mesme, biznesmeni grek...

Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë, zbulohet arsyeja

Tentuan të vrisnin një person për hakmarrje 6 vite...

Abuzoi seksualisht me mbesën 6-vjeçare, arrestohet 35-vjeçari në Selanik

Irani 240 orë pa internet, një nga ndërprerjet më...

Pamjet tronditëse nga Belgjika, mbrojti vajzën që po ngacmohej,...

Reklamonin pistoletat në rrjete sociale, dy trafikantët e arrestuar...

Kuvendi deklaratë për UÇK, Hasani: Mbështetje e plotë! Lufta për liri s’mund të barazohet me krimet genocidale

12 Shkurt 13:31

Në seancën e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, ish-ministri Igli Hasani deklaroi qëndrimin e qeverisë shqiptare për çështjen e ish krerëve të UÇK që qëndrojnë prej 5 vitesh në paraburgimin e Hagës.

Hasani tha se shpreh shqetësim të thellë për kërkesën përfundimtare ndaj drejtuesve të UÇK duke thënë se janë në mbështetje të plotë ëpr ish krerët Thaçi, Selimi, Krasniqi.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në ushtrimin e kompetencave të veta kushtetuese dhe në përmbushje të rolit të vet si përfaqësues i vullnetit të popullit shqiptar, shpreh shqetësimin e thellë për kërkesën përfundimtare të Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Kuvendi i Shqipërisë, duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, rithekson se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje legjitime çlirimtare që luftoi për të drejtat themelore të njeriut, për liri, dinjitet dhe vetëvendosje të popullit të Kosovës, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Kuvendi vëren me shqetësim se kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë një shtrembërim të rrezikshëm të historisë, duke barazuar luftën legjitime të një populli për mbijetesë dhe liri me krimet e regjimit serb të Millosheviçit, i cili kreu spastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullit të Kosovës.

Për këtë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë deklaron:

1. Mbështetjen e plotë dhe të pakushtëzuar për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ishin dhe mbeten përfaqësues të aspiratave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje. Lufta e tyre ishte luftë e drejtë, e mbështetur në parimet universale të të drejtave të njeriut.

2. Kërkesën drejtuar Dhomave të Specializuara në Hagë, komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare që të deklarojnë pafajësinë e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit përmes një procesi të drejtë dhe të paanshëm, që respekton dhe nuk cënon dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, duke mos lejuar që instrumentet e drejtësisë të shndërrohen në mjete për rishkrimin e historisë apo për barazimin e viktimës me agresorin.

3. Kujtimin ndaj bashkësisë ndërkombëtare se lufta e UÇK-së u zhvillua në kushtet kur regjimi i Millosheviçit po kryente spastrim etnik, krime sistematike kundër njerëzimit dhe akte genocidiale ndaj popullatës civile të Kosovës, dhe se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 konfirmoi legjitimitetin e asaj lufte dhe natyrën kriminale të regjimit të Millosheviçit.

4. Vlerësimin e lartë për dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes, si Wesley Clark e James Rubin, të cilët konfirmuan të drejtën e popullit të Kosovës dhe udhëheqësve të tyre për liri.

5. Solidaritetin e plotë me popullin e Kosovës dhe me familjet e drejtuesve të UÇK-së, duke ritheksuar se kombi shqiptar qëndron i bashkuar në mbrojtjen e të vërtetës historike dhe të dinjitetit të luftës për liri.

6. Angazhimin për të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm diplomatik dhe politik në forume ndërkombëtare për të siguruar që e vërteta historike mbi luftën çlirimtare të Kosovës të mos cënohet dhe që drejtësia të ushtrohet në mënyrë të drejtë.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë u bën thirrje institucioneve të shtetit Shqiptar, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe diasporës shqiptare që të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtjen e së vërtetës, dinjitetit dhe drejtësisë për popullin e Kosovës dhe për drejtuesit e luftës së tyre çlirimtare, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë u rekomandon qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës të bashkëpunojnë dhe koordinojnë për denoncimin ndërkombëtar të krimeve serbe në Kosovë.

Kjo deklaratë pasqyron vullnetin unanim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe i transmetohet Dhomave të Specializuara në Hagë, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Parlamentit Evropian, Asambleve Parlamentare të NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, si dhe të gjitha qeverive mike dhe partnere”, tha Hasani.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

“Kam fjetur 20 ditë në rrugë…”, Saimir Korreshi “i zhveshur” nga politika: Pasioni për pikturën dhe batuta për Edi Ramën

më shumë...

U plagos nga bashkëkombasi i tij, turku s’bashkëpunon me policinë: Nuk e njoh autorin! Zbardhet dinamika, si ndodhi ngjarja

më shumë...

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Fier, arrestohen 2 shtetase nga Rumania

më shumë...

Tentuan të vrisnin një person për hakmarrje 6 vite më parë në Fier, 40 vite burg për autorët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:53

“Kam fjetur 20 ditë në rrugë…”, Saimir...

12:34

U plagos nga bashkëkombasi i tij, turku...

12:22

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë...

11:59

Trump: Lufta e Iranit nuk përfundon këtë...

11:54

Tensionet e larta në Lindjen e Mesme,...

11:46

Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë, zbulohet...

11:38

Rihanna largohet nga Los Angeles pas të...

11:29

Tentuan të vrisnin një person për hakmarrje...

11:25

Vlora përgatitet për sezonin, Bedinaj: Kërkesat më...

11:22

Abuzoi seksualisht me mbesën 6-vjeçare, arrestohet 35-vjeçari...

11:11

Irani 240 orë pa internet, një nga...

11:00

Pamjet tronditëse nga Belgjika, mbrojti vajzën që...

10:52

Reklamonin pistoletat në rrjete sociale, dy trafikantët...

10:46

“Gërdeci”, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut...

10:42

Kremlini zbardh bisedën, çfarë u diskutua mes...

10:37

“Hapa provokues”, Erdogan paralajmëron Iranin: Shkeljet e...

10:35

Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag...

10:04

Përplasi me makinë 42-vjeçarin me biçikletë dhe...

9:50

Netanyahu: Izraeli po ia thyen kockat regjimit...

9:40

Qëlloi me armë në ajër për të...

Më të klikuarat

  • “Javë e fuqishme për lekun për këto shenja”, parashiki...
  • Pamjet tronditëse nga Belgjika, mbrojti vajzën që po ngacmoh...
  • Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat, i sekuestroh...
  • Rritja e naftës kërcënon çmimet, Xhepa: Nëse lufta zgjat, mu...
  • Dronë iranianë drejt Jordanisë dhe Bahreinit, rrëzohen nga a...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.