E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Bota

Kuvajti kërkon ujin shqiptar

Shqipëria tërheq vëmendjen e Kuvajtit për burimet ujore. Biznesmenë arabe janë interesuar për importin e ujit. Ne një vizite zyrtare ne Tirane, ministri i Bujqësisë se Kuvajtit tha se, Shqipëri ka potenciale te mëdha ujore dhe ky fakt ka shtyre autoritet te nxisin eksportin.

“Ne jemi te interesuar për importin e ujit, dhe konkretisht te ujit te pijshëm”.

Gjate takimit me homologun Panariti, zyrtari nga Kuvajti premtoi ndihme edhe per bujqësinë.

“Ne shpenzojmë shume fonde për sigurinë e ushqimeve. Kemi ne plan te sjellim makineri per pastrimin e kanaleve kulluese, me qellim parandalimin  e përmbytjeve qe ndodhin këtu tek ju”. 

Reklamë

Ministrat nënshkruan nje memorandum bashkëpunimi mes dy vendeve, qe ka si qellim dhënien e eksperiencës ne dege te ndryshme te bujqësisë.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë