E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kushtrim Kokalla “fundos” Naim Murselin: Më është lutur para një viti të vras Liridonën

Kushtrim Kokalla, i arrestuari i tretë si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar se Naim Murseli i ka kërkuar edhe para një viti që të vriste 30-vjeçaren.

Sipas medieve në Kosovë, Kokalla ka deklaruar se Naim Murseli e ka planifikuar edhe më herët vrasjen e gruas së tij, dhe i ka pfruar para Kokallës për ta përfunduar planin e tij.

Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njëherësh familjar i Naim Murselit, mohon të ketë pranuar këtë punë nga Murseli, dhe thotë se i ka bërë thirrje që mos e bëjë këtë gjë.

“Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës.

Reklamë

Në dëshminë e tij, Kokalla pranon se Naim Murseli e autori i vrasjes së Liridona Ademajt, Granit Plava, janë takuar përmes tij, por mohon që të ketë gisht në vrasjen e saj.

Ai ka dhënë detaje edhe për mënyrën e komunikimit mes Murselit e Plavës si dhe detaje tjera për ditën kritike të vrasjes së Liridona Ademajt dhe ditën e varrosjes së saj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë