E premte, 2 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Kushtetuesja” vulos zgjedhjet lokale/ Rrëzohet padia për parregullsinë e 30 qershorit

Opozita humbi betejën përfundimtare kundër zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, pasi Kushtetuesja vendosi të rrëzonte kërkesën e kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi për shpalljen antikushtetues të këtij procesi.

 

Reklamë

Vendimi i gjykatës erdhi pas dy opinioneve të Komisionit të Venecias, të cilët vinin në dukje se: Gjykata Kushtetuese nuk mund të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale, bojkoti i një apo disa partive nuk duhet të çojë në shtyrjen e zgjedhjeve dhe Presidenti i Republikës nuk ka tagër ligjor të shtyjë datën e zgjedhjeve.

 

Pas këtij vendimi, është e qartë se zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbahen në pranverën e vitin 2023.

 

Por vendimi i gjyqtarëve detyron Presidentin e Republikës Ilir Meta të dekretojë datën për zgjedhje të pjesshme në 6 bashki të vendit, të cilat kanë mbetur pa kryetarë për arsye të ndryshme.

 

Pasi Kushtetuesja të zbardhë vendimin, kreu i shtetit, brenda 45 ditëve duhet të caktojë datën e zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Shkodrës, Durrësit, Vorës, Dibrës, Lushnjes dhe Rrogozhinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë