E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Politikë

Kushtetuesja rrëzon Fatmir Mediut, “Gërdeci” do hetohet

Fatmir Mediu rrëzohet edhe në Kushtetuese. Gjykata hodhi poshtë sot, ankimimin e ish-ministrit të Mbrojtjes në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

 

Mediu u përpoq të shfuqizonte në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për rihapjen e hetimeve, por nuk ja doli dot.

 

Reklamë

Më herët ai iu drejtua edhe gjykatës së lartë, duke e quajtur rihetimin një akt antikushtetues.

 

Por edhe Gjykata e Lartë e rrëzoi rekursin.

 

Ish-ministri i mbrojtjes u akuzua nga familjarët e viktimave të Gërdecit, të cilët kërkuan rihapjen e dosjes së tragjedisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë