E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Kushtetuesja” pret anëtarin e 7-të/ KED interviston Sonila Bejtjan

Sonila Bejtja duket se do të jetë anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese.

 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është mbledhur sot për të mbyllur proceduren për vendin vakant në këtë gjykatë që i takon Presidentit të Republikës.

 

Reklamë

Keshilli do të intervistojë kandidaten e vetme për këtë vakancë, Sonila Bejtja, do të hartojë raportin dhe do t’ia nisë atë Presidentit të Republikës.

 

Pritet që kryetari i shtetit Ilir Meta ta dekretoje pa vonesë Sonila Bejtjan,  duke bërë që Gjykata Kushtetuese të ketë brenda këtij viti 7 anëtarë.

 

Pas zgjedhjes së Sonila Bejtjas, në Gjykatën Kushtetuese janë 3 anëtarë të zgjedhur nga Parlamenti, 3 nga presidenti dhe Vitore Tusha, pasardhësi i së cilës zgjidhet nga Gjykata e Lartë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë