Marsida Xhaferllari ka hyre sot ne mengjes ne gjykaten Kushtetuese, si anetarja me e re e betuar tek Presidenti. Edhe Arta Vorpsi heret ne mengjes ka shkuar ne seline e gjykates me cilesine e anetares se kesaj gjykate.

Të dyja anetaret jane te emeruara per te njejtin vend ne kete gjykate e kjo situate e pazakonte eshte diskutuar ne mbledhjen e anetareve te tjere te gjykates kushtetuese.

 

Mesohet se Vitore Tusha, Besnik Muci, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji nuk kane arritur te marrin nje vendim per mandatin e Vorpsit pasi votat jane ndare 2 me 2.

 

Ne perfundim te mbledhjes ne nje njoftim per mediat gjykata kushtetuese sqaroi se nuk ka kuorum per te vendosur ne lidhje me mandatin e dy zonjave, Marsida Xhaferllari e Arta Vorpsi. Duke iu referuar rezolutes se miratuar ne kuvend, kushtetuesja ve ne dukje se nuk ka mundesi te plotesoje detyrimet qe mbart ky document.

 

 

Gjykata Kushtetuese sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik.

 

Por edhe pse pranon se nuk mund te marre vendim per shkak te kuorumit, ne fjalinë e fundit ne fakt Kushtetuesja ka marre nje vendim duke njohur Marsida Xhaferllarin si anetare.

 

 

Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës.

 

 

Pas ketij njoftimi, gjykata ka zyrtarizuar Marsida Xhaferllarin si anetare duke e cuar emrin e saj tek presidenti si kandidate per keshilli e ri te emerimeve ne drejtesi. Por ne njoftimin e dyte ajo qe bie ne sy eshte se vitore tusha ka marre kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, edhe pse nuk eshte e qarte si ka ndodhur kjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *