Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 March 2026
Vizion fokus

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në, jo se...

A do të ketë bashkim të opozitës? Muçollari: PD-ja...

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do të jetë...

Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e...

Zjarri përfshiu katin e parë të banesës, ndërron jetë...

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun, gazetarja: Ishte...

A do të ketë kosto për PS votimi i...

Balluku ruan imunitetin, gazetarja: Reagimet e ndërkombëtarëve të qarta!

Votimi i Kuvendit për Ballukun, Petraj: SPAK gaboi, duhet...

Çështja “Balluku”, avokati: PS e kaloi vijën e kuqe,...

Kushtetuesja merr vendimin për Ballukun, ja si votuan gjyqtarët

6 Shkurt 21:49

Gjykata Kushtetuese ka votuar 4 me 4 për “Çështjen Balluku”, duke lënë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, e cila pezullon nga detyra zv.kryeminsitren dhe ministren për Energjinë dhe Infrastrukturën.

Gjykata Kushtetuese u mblodh të gjykojë vendimin e GJKKO të marrë në datën 20 nëntor për të pezulluar nga pozicioni i zv.kryeminsitres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.

Pas këtij vendimi Këshilli i Minsitrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar, duke e konsideruar si ndërhyrje kompetencash.

Kjo është hera e tretë që GJK u mblodh për zv.kryeminsitren Belinda Balluku, pasi e kishte shtyrë vednimin dy herët e para.

NJOFTIMI I PLOTË I VENDIMMARRJES:

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër; shfuqizimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.

Paraprakisht Gjykata vlerësoi njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetutës në lidhje me nenet 73, pikat 1 dhe 2. Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit, ashtu sikurse të deputetit, nuk përfshihet garancia e parashikuar në nenin 242, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë. Ndër parimet e tjera themelore janë edhe ato të epërsisë së Kushtetutës si ligji më i lartë dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të saj, detyrimi i shtetit për të vepruar brenda bazës dhe kufijve të së drejtës dhe ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Në lidhje me objektin e kërkesës, në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të Ligjit Organik të saj.

Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij. Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon ntë mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese). Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri. Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të  detyrës apo shërbimit publik vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.

Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Në këndvështrim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues

Për sa më lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:

Rrëzimin e kërkesës.

Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës

12.12.2025.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
balluku belinda GJKKO Kushtetuesja Vendimi

Nga e njëjta kategori

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në, jo se duan Ramën, por nuk duan Berishën

më shumë...

A do të ketë bashkim të opozitës? Muçollari: PD-ja po koordinon me partitë e vogla

më shumë...

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do të jetë me ekspertë zgjedhorë

më shumë...

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun, gazetarja: Ishte e pritshme! Hasimja: Duket si inat dhe hakmarrje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:58

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në,...

10:54

A do të ketë bashkim të opozitës?...

10:44

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do...

10:28

Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në...

10:26

Zjarri përfshiu katin e parë të banesës,...

10:03

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun,...

9:50

A do të ketë kosto për PS...

9:46

Balluku ruan imunitetin, gazetarja: Reagimet e ndërkombëtarëve...

9:45

Votimi i Kuvendit për Ballukun, Petraj: SPAK...

9:40

Çështja “Balluku”, avokati: PS e kaloi vijën...

9:35

Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për Ballukun,...

9:22

Kuvendi i tha “JO” SPAK për imunitetin...

8:52

Lufta në Lindjen e Mesme, Çuko: Nuk...

7:32

Lufta në Lindjen e Mesme, shkon në...

7:27

Universi po iu dërgon sinjale! Ja tre...

6:43

Teherani: Ne nuk e minuam Ngushticën e...

6:39

Të shtëna me armë në Universitetin e...

6:24

Rama: 2030-ta do të jetë viti që...

6:21

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama dhe...

5:55

3 shenjat e zodiakut që kanë një...

Më të klikuarat

  • Rama reagon pas deklaratave të ambasadës gjermane dhe britan...
  • “Koha për të rregulluar financat!”, horoskopi sipas Meri Gji...
  • “Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëro...
  • PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut...
  • Më shumë të sëmurë nga veshkat, mjekët: Ndikim përdorimi i s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.