Këshilli i emërimeve në drejtësi ka skualifikuar katër kandidatë që garonin për gjykatën kushtetuese.

Pas një mbledhje që zgjati 11 orë, këshilli ka sqaruar se për vendin në kushtetuese që i përket presidentit u është ndaluar kandidimi; Serxhio Mazrekut, Sinan Tafajt, Shaqir Hasanajt dhe Zhaklina Petos.

 

Ndërkohë që në datën 9 tetor këshilli i emërimeve në drejtësi do të shqyrtojë kandidaturën e Eugen Papandile dhe Sonila Bejtja.

 

Deri më tani këshilli ka miratuar vetëm një kandidaturë për këtë pozicion në gjykatën kushtetuese që është Altin Binaj.

 

Në mënyrë që të vazhdojnë procedurat për plotësimin e kushtetueses për anëtarin e saj të 5 duhet që minimalisht dy kandidatët e tjerë të kalojnë provën e këshillit, në të kundërt presidenti duhet të shpallë edhe njëherë vakancën.  Gjykata kushtetuese funksionon plotësisht vetëm nëse ka minimalisht 6 anëtarë dhe kjo duket e vështirë për t’u arritur brenda këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *