E shtunë, 31 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kushte të rrepta për Integrimin/ Komisioneri Varhelyi optimist për rrugëtimin e Shqipërisë

Komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelji shprehet optimist se integrimi në union i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të realizohet shumë shpejt edhe pse vëren se rruga e Shqipërisë në këtë drejtim, ka qenë e ndërlikuar.

 

Reklamë

 “Nuk ishte e lehtë të fillonim negociatat e pranimit me Shqipërinë, por ne e bëmë atë. Shtetet kandidate po përpiqen për anëtarësim të plotë në BE, kjo është pikërisht ajo që po ofrojmë edhe ne. Për ata që kërkojnë më pak se kaq, unë u përgjigjem: Atëherë mos prisni që rajoni të përputhet me kushtet tona. Dhe mos prisni që rajoni të jetë një fqinj i sigurt dhe i qëndrueshëm për ne.”

 

Reklamë

Në një intervistë për “Frankfurter Alemajne”, Komisioneri Varhelji vlerëson përpjekjet e mëdha që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë për të qenë në gjendje të fillojnë bisedimet për anëtarësim.

 

“Procesi i anëtarësimit bazohet në kushte të rrepta, por të drejta. Mbështetja jonë i ndihmon kandidatët të përmbushin kushtet, përfshirë kriteret demokratike. Në të njëjtën kohë, ne i ndihmojmë ata me zhvillimin ekonomik dhe konvergjencën. Për shembull, ne duam të lidhim të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin me autostrada dhe linja hekurudhore. Këto janë projekte objektive që ne do t’i financojmë brenda mandatit të komisionit aktual.”

 

Sipas Varheljit, ndikimi i Kinës, Rusisë dhe Turqisë nuk është një kërcënim në rajon për aq kohë sa vendet e kanë të qartë rrugën e integrimit drejt BE dhe shprehin vullnet pozitiv në realizimin e reformave.

Më shumë video

Reklamë