Subscribe

Mediat amerikane raportojnë se dhëndri i presidentit Donald Trump dhe një nga këshilltarët kryesorë të tij, Jared Kushner, është përpjekur për të patur komunikime sekrete me Moskën.

 

Gazetat “Ëashington Post” dhe “Neë York Times” shkruajnë se një muaj pas zgjedhjeve ai ka tentuar të përdorë pajisje ruse për të shmangur përgjimin nga SHBA të bisedave të ekipit të tranzicionit me ambasadorin rus Sergei Kislyak.

 

Kushner, i cili ndodhet nën hetim nga FBI për çështjen e ndikimit rus në zgjedhje, nuk ka bërë asnjë koment. Hetuesit besojnë se ai ka informacione në lidhje me këtë çështje, por nuk është i dyshuar për ndonjë krim.

 

Sipas raportimeve të mediave, që citojnë burime zyrtare por të paidentifikuara, Kushner ka biseduar me ambasadorin rus per një linjë komunikimi me diplomatë rusë gjatë një takimi në fillim të dhjetorit të shkuar në Kullën Trump në Nju Jork. Kjo linjë do të përdorej për të biseduar për çështjen e Sirisë dhe çështje të tjera të sigurisë, megjithatë kjo gjë nuk u realizua.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *