Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 June 2026
Vizion fokus

Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin rus të...

Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen 2 persona,...

Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët tek shkallët...

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të...

“Rama e trajton vendin si pashallëk”, Berisha: “The Albanian...

Vala e të nxehtit në Francë, rreth 1 mijë...

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave, mijëra të...

U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra...

Qarkullonte me armë me vete, arrestohet pranë Rinasit 31...

Kushi: Pakti për universitetin zgjidh kërkesat e studentëve, protesta ishte reflektim

18 Janar 21:06

Qeveria këtë të premte ka prezantuar paktin për universitetin me të cilin synon ti japë zgjidhje jo vetëm problematikave të ngritura nga studentët, por edhe të përmirësojë cilësinë e arsimit në Shqipëri.

 

Për të diskutuar më gjatë në lidhje me këtë vendim,në edicionin e lajmeve në Vizion Plus ka qenë deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi.

 

Në fjalën e saj deputetja Kushi është shprehur se ky është një pakt i një punë 6 javore dhe sipas saj i jep zgjidhje kërkesave të studentëve protestues.

 

“Ky pakt është rezultat i një pune 6 javore menjëherë pas fillimit të protestave të dhjetorit, këtu gjejnë zgjidhje tetë kërkesat kryesore që studentët kanë paraqitur, por përmban edhe disa pika të tjera që shkojnë përtej kërkesave të studentëve, dhe kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Këto protesta shërbyen për të vendosur një dialog të përhershëm komunikimi me studentët dhe petagogët e të gjithë aktorët e arsimit të lartë dhe na bën që të reflektojmë mbi problematikat që akoma ekzistojnë në arsimin tonë të lartë.”

 

Më poshtë intervista e plotë e deputetes e dhënë për edicionin qëndror në Vizion Plus.

 

Ju jeni e angazhuar drejtpërdrejtë në paktin për universitetin, cilat janë shkurtimisht risitë e këtij dokumenti dhe a i plotëson të gjitha kërkesat e studentëve?

Pakti për universitetin është prezantuar këtë të premte dhe përfaqëson një dokument i cili përmban zgjidhjet, mënyrat, rrugët, afatet për ti dhënë zgjidhje kërkesave të studentëve. Ky pakt është rezultat i një pune 6 javore menjëherë pas fillimit të protestave të dhjetorit, këtu gjejnë zgjidhje tetë kërkesat kryesore që studentët kanë paraqitur, por përmban edhe disa pika të tjera që shkojnë përtej kërkesave të studentëve, dhe kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Këto protesta shërbyen për të vendosur një dialog të përhershëm komunikimi me studentët dhe petagogët e të gjithë aktorët e arsimit të lartë dhe na bën që të reflektojmë mbi problematikat që akoma ekzistojnë në arsimin tonë të lartë. Në këto pesë vitet e fundit janë bërë shumë hapa përpara por kjo sdo të thotë se janë zgjidhur problemet ka akoma shumë për të bërë dhe këto protesta na bënë që ne të reflektojmë më shpejt. Natyrisht fillojmë që me reduktimin e tarifave, siç e kërkuan studentët tarifat janë përgjysmuar për të gjithë studentët, më tej shkojmë te zerimi i tarifave te studentët ekselentë dhe për ata astudentë të kategorive të veçanta që janë të listuara qartë në vendimin e KM. Dua të theksoj se studentë ekselentë nuk konsiderohen vetëm ata studentë që kanë një mesatare 10 por janë të gjithë ato që kanë një mesatare nga 9 deri në 10, pra numri i përfituesve është më i madh. Përveç kësaj këta studentë ekselentë  dhe grupi i studentëve përfitues për shkak të kategorive të veçanta siç janë familjet me ndihmë ekonomike, apo fëmijët e policisë së rënë në krye të detyrës apo ato që kanë statusin jetim etj, përfitojnë edhe një bursë studimi, përveç studimit falas.

 

Të rinjtë megjithatë vijojnë të jenë të ngujuar nëpër fakultete,  a besoni vërtet se pakti për universitetin do ti japë fund protestës ?

 

Mendoj se rrjedha e studentëve ka ndryshuar e protestës, në dhjetor protestat ishin me të vërtetë masive dhe kërkesat me të vertetë legjitime që në momentin e parë ne  e kemi mbështetur protestën i kemi përkrahur studentët pasi kërkesat e tyre ishin të drejta, por tani po shikojmë një situatë tjetër në momentin që ne i japim zgjidhje kërkesave kur ndërmarrim hapa konkret, kur miratojmë vendime të këshillit të ministrave që i japin zgjidhje të menjëhershme këtyre kërkesave më duket e çuditshme se si një pjesë e studentëve janë mosbesues dhe se ndoshta mungon komunikimi me ta por ne po përpiqemi që të komunikojmë me studentët dhe petagogët për tua bërë të qarta rrugët që do të çojnë drejt zgjidhjes, por kam pështypjen se tashmë ktu ka influenca politike ka influenca të grupeve të caktuara që janë të interesuar për të vijuar protestën. Dua të theksoj se pjesa më e madhe e studentëve janë të interesuar që të vazhdojnë mësimin, nuk ka rëndësi numri pak apo shumë, por sikur edhe një student të dojë të bëjë mësim stafet akademike janë të detyruar tja ofrojnë shërbimin, pra unë nuk e pranoj dot situatën që një pjesë e vogël proteston dhe i imponohet edhe pjesës që do të bëjë mësim, edhe petagogëve që të mos hyjnë në auditore, kjo është e papranueshme.

 

Pedagogët e historisë dhe filologjisë kanë paralajmëruar greve ditën e hënë duke kërkuar anullimin e ligjit të arsimit të lartë, si e shihni këtë kërkesë ?

 

E para ne e respektojmë dhe respektojmë të drejtën e gjithsecilit për të protestuar nuk ka asnjë gjë të keqe, deri në këto momente ne mendojmë se ligji i arsimit t lartë është një ligj shumë i mirë që nxit konkurencën, cilësinë nëse petagogët ne do na sjellin argumenta të mjaftueshëm për të na bërë ne që të reflektojmë dhe të besojmë se ky ligj duhet ndryshuar pse jo, për këtë ne kemi vendosur dialog dhe i mirëpresim të gjithë  studentë apo petagogë që të na japin mendime apo ide, madje dhe ky dokument pakti që është bërë publik, nuk është një dokument final përkundrazi është një dokument i dialogut të përhershëm dhe të gjithë janë të mirëpritur për të dhënë mendime, sugjerime në të secilën prej kërkesave të studentëve ne kemi një rrugëzgjidhje kemi propozuar afate dhe instrumenta konkretë por padyshim jemi  të hapur edhe për sugjerime që të bëhet më e mira, dhe në kohën më të shpejtë, pra edhe për ligjin nëse do të ketë argumenta bindës pse jo se ligjet nuk janë të pandryshueshëm. Ligjet janë atje që të shikohen se në zbatimin e tyre ka problematika atëherë ska asgjë të pamundur.

 

A ka një përllogaritje financiare sa është fatura e zbatimit të plotë të paktit për universitetin ?

Përsa I takon tarifës financiare për pikën e parë fatura, ky çmim shkon 1.8 milioardë lekë dhe numri i studentëve përfitues është 90 mijë studentë nga rreth 180 mijë studentë që janë. Por natyrisht kjo faturë çdo vit do të shtohet sepse ne kemi edhe një projekt përsa I përket rikonstruksionit të godinave të konvikteve që në një pjesë të madhe kanë nevojë për rehabilitim, do të fillojmë me një shtesë në buxhetin e shtetit me 300 milionë lekë për vitin 2019 dhe më pas kemi një marrëveshje me qeverinë gjermane për të rehabilituar 13 godina të konvikteve, është rreth 16.8 milionë euro, dhe ndërkohë ministria e Ekonomisë dhe e Financave po punon për një marrëveshje të dytë prej 27 milionë eurosh në mënyrë që të përfshirë të gjitha godinat universitare, jo vetëm në Tiranë por edhe në universitetet e tjera të rretheve. Objektivi ynë është që brenda këtij mandate të gjitha godinat e rezidencave universitare të jenë të rikonstruktuara sipas standarteve evropiane.

Posted Under:
Intervista e ditës
Tagged:
Evis Kushi Protesta Studentet Universiteti

Nga e njëjta kategori

Arjan Harxhi: Vaksina e tuberkulozit, mund të ketë një lidhje shkaksore por që duhet hetuar

më shumë...

Covid-19 gjunjëzon Italinë, flet Gianni De Biasi: Nuk takoj dot mamin dhe vëllain, flas shpesh në telefon me Dukën

më shumë...

“Anti-shpifja”/ Boçi: Komisioni i Venecias nuk do ta aprovojë miratimin e ligjit

më shumë...

Deputetja Bushka: Amnistia e fokusuar te grupet që kanë rrezikshmëri të ulët shoqërore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

4:05

Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin...

3:49

Digjen disa hektarë shkurre dhe ullishte në...

3:20

Keni etje apo jeni të dehidratuar? Ja...

3:01

Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën...

2:41

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen...

2:29

Festivali i muzikës baroke, publiku korçar shijon...

2:25

Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët...

2:18

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi...

1:43

“Rama e trajton vendin si pashallëk”, Berisha:...

1:19

10 frazat bisedore që përdorin zakonisht njerëzit...

12:36

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt...

12:24

Vala e të nxehtit në Francë, rreth...

12:11

Balet që në klasën e parë, programi...

12:05

Festivali Ndërkombëtar i Akruarelit, Pogradeci mirëpret 50...

11:48

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave,...

11:30

Anija kroçierë “Nautica” mbërrin në Portin e...

11:24

Rekord pasagjerësh në Rinas, Aviacioni Civil: Investime...

11:07

Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan...

10:50

U kap me 1 kg kokainë me...

10:45

Digjen dy makina në orët e para...

Më të klikuarat

  • Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i parab...
  • Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan klienten dhe e mbajtë...
  • 69-vjeçarja u godit pas koke nga burri, fqinjët e gjetën të...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Qershor 2026, çfarë kanë par...
  • Përurohet në Himarë rampa ekologjike “Deti pa Barriera...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.