Subscribe

Policia ka nisur kontrollet ne terren per te bllokuar  fishekzjarrët, kapsollat dhe te gjitha mjetet e tjera piroteknike. Drejtori i rendit e sigurisë Dhimitraq Ziu ka bërë të ditur se te gjitha subjektet qe janë konstatuar se  vijojnë tregtimin jane dërguar per vijimin e procedimit ne prokurori.

 

Disa subjekte i kemi çuar  për vlerësim pranë Prokurorisë së Tiranës. Kemi marrë kamionë nga disa produkte dhe i kemi çuar në laborator për të parë nëse janë në standardet e BE. Do te vazhdojnë kontrollet në territor, nëpër tregtare, nëse konstatohet që një qytetar mban lëndë të tilla, ai do të ndëshkohet. Ju bëj thirrje çdo qytetari që nëse ka lëndë të tilla ti dorëzojë pranë policisë.

 

Ziu kishte edhe nje apel per te gjitha subjektet politike duke marre shkas nga plagosja e efektives se policisë Ina Nuka ne protestën e dhunshme përpara kuvendit.

 

Ju bej thirrje edhe subjekteve politike, që gjatë organizimit të veprimtarive politike të mbajnë përgjegjësi kryesore. Të mos mbajnë afër asnjë qytetar që ka lëndë të tilla.

 

Drejtori i rendit dhe sigurisë tha se kampione te lendeve piroteknike qe u përdoren ne proteste vijojnë ti nënshtrohen ekspertimit ne laborator për të parë nëse jane ose jo artizanale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *