Kandidati për deputet i LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo nuk i ndal akuzat për shitblerje votash në qarkun ku ai garon.

 

Pas denoncimit të bërë në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Tavo i thelloi këto akuza në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”.

 

Ai tha se një person, jo banor i zonës, shkon derë me derë dhe kërkon vota në emër të tij. Në ditët në vijim, Vangjel Tavo do t’i drejtohet prokurorisë.

 

“Unë marr informacion si përfaqësues politik i një force politike dhe çdo informacion që kam patur dhe do të kem në ditët në vijim do t’i vë në dispozicion të prokurorisë, nga informacionet që kam është që personi nuk është banor i Qarkut Gjirokastër, është i ardhur, me makinë tip “Fuoristradë” që përdoret me targë fallso dhe nuk është makinë që i përket një banori të Qarkut Gjirokastër. Në ditët në vijim do të vë në dispozicion edhe prova të tjera. I është thënë që Vangjelin e njohim të gjithë dhe kush je ti që kërkon votën, largohu që këtej. Logjika është kjo që para disa ditësh unë denoncova publikisht fenomenin e shitblerjes së votës dhe në këto kushte, policia kriminale është vënë në lëvizje për të më baltosur mua lidhur me këtë fenomen publikisht. Dërguan përfaqësues, që jam shumë i sigurt se do të zbulohet se kush është, do të kapet dhe do të vihet para drejtësisë sepse të dhënat që kam janë shumë të qarta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *