E martë, 20 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Kush përdor gurin ka dy zgjidhje…”, Rama: Paketë masash për dhunën, shqyrtohet ulja e moshës së përgjegjësisë penale

Kryeministri Edi Rama paralajmëron masa të reja penale dhe administrative ndaj personave që shkaktojnë dëme gjatë protestave në Tiranë. Rama deklaroi se kush shkatërron pronën publike apo private duhet të mbajë përgjegjësi dhe të dëmshpërblejë dëmet, ndërsa për të miturit tha se po shqyrtohet edhe mundësia e uljes së moshës së përgjegjësisë penale. Kreu i qeverisë theksoi se prindërit duhet të përfshihen në përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre, ndërsa paralajmëroi ndjekje të personave që përdorin dhunën.

“Kush përdor gurin, mundësitë i ka dy, ose të shpëtojë falë maskës dhe këmbëve të shpejta, ose të shkojë dhe të përgjigjet përballë ligjit dhe shoqërisë. Ne jemi duke punuar për të përgatitur një paketë masash, jo thjesht penale, por të natyrës administrative, sepse kush shkatërron duhet të paguajë. Kush dëmton pronën e tjetrit, kush shkul pllakat e trotuareve që paguhen me paratë e taksapaguesve të këtij qyteti, duhet të ndiqet nga hija e shtetit që i vjen pas dhe t’i kërkohet dëmshpërblimi.

Reklamë

Prindërit do të duhet të jenë pjesë e përgjegjësisë për të paguar dëmet që bëjnë fëmijët e tyre. Unë nuk jam i idesë që për të miturit përgjigjja e vetme është ajo që po bën sot Europa, ndryshimi i natyrës së qasjes ndaj përgjegjësisë penale dhe ulja e moshës. Është një opsion që ne po e studiojmë dhe do të shohim nëse do të duhet ta ulim moshën për dënimin penal.

Ky është instrumenti i forcës së shtetit, ndërkohë që na duhet instrumenti i këmbënguljes së shtetit për të afruar njerëzit e dalë nga rruga dhe të ikur në drejtim të paditur”, deklaroi Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.