E enjte, 15 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kush janë videot që shikohen dhe shpërndahen më shumë nga protesta? Përgjigjet Nini

Drejtuesi i “Axromax”, Aldor Nini, ka shpjeguar këtë të enjte në një lidhje me studion e “Të Paekspozuarit” të moderatorit Ylli Rakipi në Vizion Plus, se cilat janë videot që kanë më shumë interes nga protestat.

Nini tha se videot ku policia dhunon protestuesit kanë më shumë shikime dhe shpërndarje.

Reklamë

Sipas tij, ka shumë më pak interes për videot ku bëhen fjalime.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Çfarë ka ndodhur me TikTok dhe rrjetet e tjera?

Nini: TikTok patjetër që i shpërndan si video, por nga analizat që kam bërë unë, Instagrami ka të njëjtin rol. Nga sugjerimet që kam bërë unë, pa ndjekur fare video përkatëse, kemi parë video nga protesta. Videot që përmbajnë “dhunë” e policisë ndaj protestuesve shpërndahen vetë nga platforma, pasi platformat tregojnë se ka më shumë interes. Më pak video ku digjen dyqane, më pak video ku ka fjalime. Me sa po shoh tani, shpërndarja e videove ka tejkaluar edhe videot e emisionit më të ndjekur.

Rakipi: A ekziston mundësia e ndërhyrjeve dhe faktorëve të huaj në rrjetet sociale?

Nini: Duke pasur parasysh se TikTok ka interesa që udhëhiqen nga Singapori, pronarë janë kompani kineze, Instagrami dhe Facebook-u janë amerikane.

Rakipi: Telegramin kush e ka?

Nini: Rusia. Telegrami nuk të sugjeron të shikosh video të caktuara, duhet të futesh vetë e të kërkosh. Ti je futur në Instagram dhe TikTok për të parë lajme, ato të sugjerojnë video që ti nuk i ke kërkuar. Algoritmi bën atë gjënë që duan amerikanët. Është platforma numër një që shpërndan videot që kanë të bëjnë me protestën. A është kjo nxitje që ti të shikosh dhunën, këtë gjë nuk e dimë. Por duke pasur parasysh që edhe TikTok bën të njëjtën shpërndarje, unë do të thoja që janë algoritme që matin interesin e publikut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.