Pedagogu Rezart Prifti komentoi daljen e parë për mediat të kryeministrit Edi Rama, pasi u mbyll procesi i votimit.
Në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Prifti tha se Rama nuk u duk fort optimist për rezultatin, duke i lexuar ngjyrat e fytyrës.
“Rama m’u duk i ngrysur. Një student kur ngelet në provim, thotë më ngelën, kur e merr, thotë e mora. Palët po presin sepse kjo është një lojë pokeri, është vënë skenari nga dikush tjetër. Nuk ka bllof në këto zgjedhje.”





