Një 29 vjecar nga Vlora I konsideruar person me rrezikshmeri të lartë është prangosur mengjesin e kësaj të diele në Tiranë.

 

Taulant Manaj I cili ka përdorur edhe identitetin tjetër Taulant Beqiraj u prangos në një banesë në zonën e Ali Demit.

 

Në shkurt 2018 ai rezulton të jetë përfshirë në një konflikt mes dy grupesh në Vlorë e për këtë arsye ai u la nga gjykata në arrest shtëpie.

 

Mirëpo këtë urdhër të Gjykates, 29 vjecari e ka thyer dhe ishte kapur në qytetin bregdetar mes te të tjerash edhe me armë në makinë.

 

Në shtator 2018 teksa gjykata kishte vendosur masën arrest me burg, ai arrati ti shpëtojë policisë dhe ishte shpallur në kërkim.

Taulant Manaj ( Beqiraj) duhet te pergjigjet para drejtesise per veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *