Policia e Tiranës vuri në pranga një person të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Sipas njoftimit të policisë, 44-vjeçari Eugen Vasili kërkohej për të vuajtur dënimin me 4 vjet e 9 muaj burg që ka marrë nga autoritetet italiane për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

 

Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.

 

Ai njihej ndryshe edhe me emrat Eugen Lici, Genti Goxhaj apo Gentjan Goxhaj.

 

44-vjeçari me katër emra do të ekstradohet drejt Italisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *