Një 21 vjecar u prangos në Elbasan pasi dyshohet se është autor I të paktën 5 vjedhjeve në këtë qytet.

 

I riu me iniciale T.Q banues në lagjen “5 Maji” u arrestua pasi në orët e para të mëngjesit në lagjen “5-Maj”, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetases Sh.M., banuese në Elbasan.

 

Policia sqaroi se 21 vjecari në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar forcat e rendit.

 

 

Hetimet bënë të ditur se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i katër vjedhjeve të kryera më parë, konkretisht:

 

  • Më datë 20.10.2018, në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.T., ku kanë marrë 40.000 lekë dhe 200 euro.
  • Më datë 29.10.2018, gjatë natës në lagjen “Shënkoll” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit B.C., ku ka vjedhur 2 televizorë plazma dhe disa vegla pune me vlerë rreth 2000 euro.
  • Më datë 08.11.2018, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A.B, ku ka marrë një televizor “Plazma”, 32 polësh.
  • Më datë 20.11.2018, në lagjen “Haxhias” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit M.P., ku ka marrë 70000 lekë dhe disa bizhuteri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *