E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kush është Han Zheng, zyrtari i lartë kinez që do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump?

Udhëheqësi kinez Xi Jinping mund të mos e ketë pranuar personalisht ftesën e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për të marrë pjesë në inaugurimin e tij, por Pekini ka ndërmarrë hapin e rrallë për të dërguar një zyrtar të lartë, i cili do t’i bashkohet ceremonisë së betimit në Uashington.

Zëvendëspresidenti kinez Han Zheng pritet të marrë pjesë në inaugurimin e së hënës pas takimit të një dite më parë me zëvendëspresidentin e ardhshëm të SHBA-së, JD Vance.

Reklamë

Ndërsa Han është zyrtari më i lartë kinez që ka marrë pjesë në një inaugurim në SHBA, pozicioni i tij si zëvendëspresidentit është kryesisht simbolik brenda sistemit politik të Kinës.

Autoriteti i vërtetë i takon Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste në pushtet, nga i cili Han doli në pension në 2022.

Reklamë

Por dërgimi i një zyrtari të profilit të lartë, sinjalizon interesin e Pekinit për një rivendosje të marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA-së dhe Kinës, thonë ekspertët.

Han e ka shfrytëzuar vizitën për t’u takuar me anëtarë të komunitetit të biznesit amerikan, duke përfshirë CEO të Tesla dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të Trump, Elon Musk, sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua.

Në takimin e tij me Musk, Han u bëri thirrje kompanive amerikane, përfshirë Tesla, të promovojnë marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë, raportoi Xinhua.

Tesla ka fabrikën e saj më të madhe të prodhimit jashtë Shteteve të Bashkuara në Shangai.

Mbërritja e Han në SHBA pason një telefonatë mes Xi dhe Trump të premten, ku udhëheqësi kinez përgëzoi Trump për rizgjedhjen e tij dhe bëri thirrje për një fillim të ri në marrëdhënie.

“Ne të dy i kushtojmë rëndësi të madhe marrëdhënieve tona dhe të dy shpresojmë për një fillim të mirë të marrëdhënieve Kinë-SHBA gjatë presidencës së re,” i tha Xi Trumpi sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme kineze.

Trump konfirmoi në platformën e tij të mediave sociale Truth Social se ai zhvilloi një telefonatë “shumë të mirë” me Xi dhe se ata diskutuan tema, duke përfshirë tregtinë, fentanyl dhe aplikacionin e mediave sociale në pronësi kineze TikTok.

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së të dielën u zotua gjithashtu të vonojë zbatimin e një ligji të diskutueshëm, të mbështetur nga Gjykata e Lartë javën e kaluar, që do të ndalonte aplikacionin në SHBA nëse kompania e saj mëmë me bazë në Kinë Bytedance nuk e heq atë.

Përpara betimit të tij, Trump u tha privatisht këshilltarëve të tij se dëshiron të vizitojë Kinën pas marrjes së detyrës, raportoi CNN./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë