Subscribe

Në ditën e tretë të punës, Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Durrës ku ka vënë në shenjestër personazhe të tjerë të botës së krimit të cilët do të duhet që të justifikojnë pasuritë e tyre.

 

E veshur me uniformen me logon OFL dhe e maskuara me kapele e syze perfaqesuesja e struktures speciale i la afat 48 orë Dashamir Gjokës dhe Emiljano Hysenit si dhe një të afërmi të këtij të fundit, për të treguar burimin e të ardhurave të tyre ose në të kundërt ato do të sekeustrohen.

 

 

 “Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.Emiljano H., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.Edlir H., banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.”

 

Dashamir Gjoka është një emër i njohur për drejtësinë pasi ndaj tij është hapur një çështje për pastrim parash. Ai dyshohet se e ka krijuar pasurinë e tij në bazë të të ardhurave nga aktiviteti kriminal.

 

Po ashtu Emiljano Hyseni njihet si një personazh i trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave. Hyseni u arrestua në maj të vitit 2018 në Gjermani së bashku me 12 shqiptarë të tjerë pasi u akuzuan se futën rrëth 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milion euro.

 

Ndërkohë operacioni i forcës speciale vijon edhe në qytete të tjera me qëllim identifikimin dhe goditjen e të gjithë personazheve të botës së krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *