Prej disa ditësh, rrjeti po zien sërish pas lajmit se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji i kanë dhënë fund martesës. Madje ditën e djeshme u bë e ditur se ishte Xhensila ajo që ka kërkuar divorcin dhe se është larguar e vetme gjatë fillimit të javës në Dubai.

Pas këtyre lajmeve, ishte reperi Cllevio ai që i hodhi “benzinë zjarrit” duke dalë LIVE në TikTok dhe duke treguar se ndarja e saj me Besin ka ardhur si shkak i një “Bossi në Dubai”, me iniciale E.D.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas reperit, E.D ka izoluar gruan e tij në një shtëpi me kamera dhe nuk e lë të dal.

“Sot ka ndarë Xhensilën nga Bes Kallaku, ky bossi. E ka blerë Xhensilën me lekë”, shprehet Cllevo.

Për këto akuza, reagoi vetë këngëtarja, e cila ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Cllevios dhe ka paralajmëruar se do ndërmarrë hapa ligjorë.

“Sapo më nisën një video që një monstër Tik-Toku me fantazinë më të shthurrur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk i njoh, e as emrin s’ja u kam dëgjuar kurrë. Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurrur intriga dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *