Policia ka zbardhur detaje nga vrasja e një 31-vjeçari në qytetin e Vlorës, në afërsi të Gjykatës së Apelit.

Viktima identifikohet si Tauland Gjikaj, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës. Autori i krimit, i cili ishte i maskuar, u largua më pas me një makinë që po e priste aty afër.

Ngjarja u pa nga dëshmitarë të shumtë, të cilët ishin ulur në lokalet aty pranë dhe që njoftuan forcat e rendit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje, ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *