E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kush e zëvendëson Metën në Presidencë? Veliaj: Çdo shqiptar, më i mirë sesa pijaneci kronik

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se nëse PS fiton 71 mandate në rrugë të ndershme, do të dorëzojë Presidencën.

 

Reklamë

I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu në intervistën për “7 pa 5” në “Vizion Plus” nëse PS ka gati emrin për ta zëvendësuar, kryebashkiaku i Tiranës tha se çdo qytetar i thjeshtë do të ishte më i mirë se Meta në krye të Presidencës.

 

“Në këtë fazë ku kemi hyrë, secili prej 3 milionë shqiptarëve janë ku e ku më mirë sesa pijaneci kronik që kemi në selinë e Presidencës.”

 

Drejtuesi Politik i PS për Tiranën shtoi se Ilir Meta dhe Sali Berisha vrasin e bllokojnë aeroportin për pushtetin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë