“Oferta e 11 majit” ishte tema e kësaj të marte në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
E ftuar në studio gazetarja Juela Meçani tha se deri në këto momente ëhstë e vështirë që të flitet se kush është më i avantazhuar në zgjedhje, pasi sondazhet ndryshojnë çdo ditë.
Sipas saj SPAk do të duhet të punojë më tepër edhe gjatë fushatës në mënyrë që të mos lejojë më të ushtrohet presion mbi votën siç ka ndodhur në të kaluarën.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Juela, tahmë që listat janë zyrtare, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, kë shikon si fitues?
Meçani: Për hir të së vërtetës nuk kam natyrë që bëj parashikme të shpejta. Besoj se zgjedhjet e këtij viti do të kenë paparashikime. Duke folur me një nga mjeshtrat e sondazheve po më tregonte ndryshimin e madh që po ndodh në Tiranë. Nga një disfavor i madh i opozitës, ka patur ndryshim. Deri në fund të zgjedhjeve, është një fushatë me shumë të papritura. Njerëzit kanë patur edhe frikën për ta deklaruar kë do të votoj. Nuk e diskutoj fare mobilizimin e PS, dhe avantazhin që ajo ka nga disavantazhi që i krijoi opozitës duke i arrestuar dy liderat. Por mendoj se deri në një javë para zgjedhjeve do të ketë dinamika të tjera.
Borakaj: Arrestime të tjera?
Meçani: Fakti është që ato dossje që janë aty, për disa nga individët që o janë krerë qarqesh o në lista të mbyllura, për mua është habi e amdhe që SPAK është i vonuar. Nuk jam më me idenë që SPAK nuk duhet të bëjë lëvizje para zgjedhjeve. Partitë opozitare pësuan diçka, sepse drejtësia heshti. Ne jemi në opozitë prej dosjeve 339 dhe 184. Dua të them që SPAK një pjesë të atyre i ka në lista ende. SPAK kishte 4 vjet për të kuptuar se sa i rëndësishëm ishte presioni për votën. Nëse ato dosje janë, duhet të jepet sinjali për goditjen emrat e fuqishëm.