Dasma e çiftit Orinda Huta dhe Turjan Hyska është një ndër më të komentuar, ku interesi për zbulimin e detajeve ka qënë mjaft  i madh. Çifti pas publikimit të dates, ka qënë i rezervuar në dhënien e informacionit, por kur po shkojmë drejt  ditës së madhe, Orinda dhe Turi kanë folur për detajet, të cilat do të jenë pjesë e dasmës së tyre.

 

 

E ftuar në in tv, Orinda ka treguar se në altar do të jetë e shoqëruar nga babai i saj dhe se ora 07:00 e pasdites, do të jetë momenti kur do të marrë bekimin e Zotit, duke pranuar Turjanin si bashkëshortin e saj dhe sigurisht Turi do të pranojë Orindës si gruan e tij të përjetshme.

 

 

Orinda gjithashtu ka zbuluar dhe një tjetër detaj në lidhje me stilin e dasmës. Nuk do të jetë country, siç dhe mund të jetë folur, por çifti ka zgjedhur të kremtojë ditën më të lumtur të jetës së tyre në stilin bohemian. Gjithashtu Orinda ka treguar se një nga momentet më të bukura të festës do të jetë dhe momenti kur ajo së bashku me nipërit dhe mbesat e saj do të kërcejnë  “Can’t stop the feeling” nga Justin Timberlake.

 

 

Se sa shumë detaje do të ketë në dasmën e Orindës dhe Turit dhe gjithçka do të ndodhë,  ne mezi presim ditën e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *