Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se VV ka interesim të bisedojë e të arrijë marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se me veprimin e sotëm është treguar qytetërim demokratik duke mos bllokuar vendin.

 

 “Kuvendi është tempulli i demokracisë dhe ligjvënies. Prandaj jam i bindur që me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi demokratik sepse për dallim nga legjislatura e gjashtë, ne nuk kemi bllokuar konstituimin e institucioneve. Me dashamirësinë dhe me interesin e përgjithshëm para çfarëdo interesi tjetër besoj që do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe të kemi edhe qeveri të re ashtu siç patëm edhe Kuvend të ri”.

 

Gjithashtu Kurti ka theksuar se zgjedhja e Konjufcës në krye të Kuvendit, nuk ishte befasi për LDK-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *