Në ditën e dytë të pjesëmarrjes në forumin ekonomik në Delfi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

 

Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe mënyrat se si ato mund të avancohen më tej, veçanërisht në rrafshin ekonomik, ishin në qendër të takimit.

 

Kryeministri Kurti falënderoi ministrin Dendias dhe shtetin grek, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në proceset integruese.

 

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, nevojën për zbatim të plotë të marrëveshjes me Serbinë dhe takimin me Vuçiç, që do të zhvillohet më 2 maj në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *