Kurti refuzon sërish Thaçin: Shihemi në ditët në vijim për mandatarin e qeverisë…

Lideri i Vetëvendosje Albin Kurti ka refuzuar thirrjen e Presidentit Thaci për tu takuar sonte në orën 20:00 në zyrën e kreut të shtetit.
Thirrja e Thacit për Kurtin për të caktuar bashkarisht kandidatin për kryeministër ishte në fakt e dyta brenda kësaj të premteje.
Fillimisht u caktua nga presidenca ora 13:30 por Kurti e refuzoi me argumentimin se ishte jashtë Prishtinës.
Pak më vonë Thaci bëri një tjetër ftesë për orën 20:00 në mbrëmje, por sërish fituesi i zgjedhjeve ne Kosovë e refuzoi. Edhe këtë herë si argument Albin Kurti ka dhënë mos prezencën në kryeqytetin e Kosovës.
Ju faleminderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto që fillimisht publikoheshin nëpër portale, pastaj mbërrinin në zyrën tonë. Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte. Për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë po i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat tuaja”
Pas konsultimeve mes Thacit e Kurtit, kreu I shtetit do ti dërgojë parlamentit emrin e kandidatit për kreun e ekzekutivit, I cili duhet të miratohet nga ligjvënësit kosovarë me 61 vota. Nga ai moment, do të nisë dhe afati prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re.
Brenda kësaj kohe, Lëvizja Vetëvendosje duhet të paraqesë kabinetin qeverisës, I cili duhet të marrë mbështetjen e shumicës së thjeshtë në kuvend apo të 61 deputetëve.
Një ditë më parë (të enjten) u konstituua kuvendi i Kosovës ku pas betimit të deputetëve në sallë janë zgjedhur edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca sie dhe pesë nënkryetarë. Por ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës




