Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren:...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe...

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në...

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet një banesë,...

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis marshimi në...

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i madh edhe...

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës, flakët u...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të...

Kurti, plan me 5 pika për veriun/ “Rama t’i dërgojë një draft Beogradit për shqiptarët në Serbi”

13 Qershor 15:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur mëse i gatshëm për shtensionimin e situatës në katër komunat veriore dhe rikthimit në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

 

Këtë të martë Kurti njoftoi se i ka propozuar ambasadorëve të QUINT-it një plan me 5 pika, të cilin më parë ia ka bërë të ditur edhe shefit të diplomacisë së BE, Josep Borell.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTËR I KOSOVËS

 

“Ditën e fillova me një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e misionit të BE-së, me të cilët folëm për zhvillimet e fundit në vend dhe të cilët i njoftova për propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me de-eskalimin e plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit. Propozim të cilën e kam ndarë paraprakisht me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Josep Borrell.”

 

Plani përfshin sundimin e ligjit në katër komunat, vendosjen para drejtësisë të atyre që shkaktuan dhunën gjatë tensioneve në fund të majit dhe tre pika të tjera:

 

Pika e tretë: Policia e Kosovës dhe KFOR apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo pesëmbëdhjetë ditë për të garantuar një ambient të sigurt dhe pa rreziqe për të gjithë dhe për të mbështetur masat e sundimit të ligjit.

 

Pika e katërt: Qeveria e Republikës së Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri. Zgjedhjet e reja duhet të organizohen në një atmosferë zgjedhore të lirë, demokratike dhe të papenguar liberale.

 

Pika e pestë: Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli. Bashkimi Evropian siguron një plan renditjeje të drejtë dhe të balancuar për zbatimin e Marrëveshjes Bazike, Bruksel 27 shkurt dhe Aneksit të Zbatimit të saj, Ohër 18 Mars. Udhëheqësit e të dy shteteve takohen në një nivel të dialogut të lartë në Bruksel gjatë kësaj jave.

 

Pra, siç e theksova dhe siç e dëshmon kronologjia e zhvillimeve, që nga 5 nëntori i vitit të kaluar, vendimet tona as nuk i kanë kontribuar eskalimit dhe as nuk janë burim i eskalimit të situatës në veri të Kosovës.

 

Në konferencën për media, Kurti u pyet edhe rreth propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin tha që në vend të kësaj, Rama t’i propozojë një të tillë Beogradit për shqiptarët në Serbi.

 

“Nuk kam dyshim që kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, beson që propozimi i tij i draft-statutit është i mirë, dhe duke qenë kështu, krejt çfarë unë propozoj është që kryeministri Rama, këtë draft-statut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më së largu, në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur, për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”.

 

Shefi i qeverisë së Kosovës tha se kjo ofertë është në bazë të detyrimeve që ka si kryeministër dhe pret përgjigje nga Brukseli për këtë çështje. Më tej Kurti u shpreh gjithashtu se qeveria e Kosovës është e gatshme për takime të nivelit të lartë.

Posted Under:
Kosova Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
kosove kurti plani me 5 pika Serbi

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të jetë problematike, të dënohen maksimalisht zjarrvënësit!

më shumë...

Rama fton qytetarët të adresojnë problemet: “PRANIA BESNIKE” të dëgjon dhe “BESA” të thotë më kontrollo

më shumë...

“Unë erdha te partia të zgjidh hallet e mia”, qytetarja nga Elbasani përshëndet urdhrin e kryeministrit Rama

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:07

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi...

10:27

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë...

10:15

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në...

9:57

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në...

9:55

Ushqimi që mund të ndihmojë tretjen dhe...

9:52

Poliçani sërish në protestë, Këshilli Bashkiak paralajmëron...

9:36

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet...

9:25

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis...

9:19

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai...

9:07

Zjarret në disa zona të vendit, FA...

8:58

Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga...

8:55

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i...

8:49

Nga lodhja te mpirja e këmbëve, ja...

8:43

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës,...

8:41

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata...

8:27

Azia në alarm për Hormuzin

8:22

Zjarri në Fier, Ministria e Shëndetësisë: Tre...

8:21

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e...

8:03

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani...

7:57

Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të...

Më të klikuarat

  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli, burg për...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • “Sheiku i Basteve” ekzekutohet brenda palestrës, kamerat fil...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.