Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se marrëveshja për qeverinë e re duhet të bëhet sa më parë, por nuk duhet të ketë as ngutje. Deklaratën e ai e bëri pas një takimi që pati këtë të enjte me Zv/ Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles.

 

“Diskutuam për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në kuadër të procesit të integrimit si dhe për dialogun e zhvillluar nën drejtimin e BE-së. E përsërita qëndrimin tonë për shqyrtimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, për nga zbatimi e ndikimi i tyre, dhe nevojën e një diskutimi me z.Borrell për fazën e re të dialogut me Serbinë. Duhet të rishikojmë dhe vlerësojmë cilësinë e marrëveshjeve të mëhershme para se të negociojmë dhe nënshkruajmë marrëveshje të reja. Nuk duhet të vonohemi, por edhe nuk mund të ngutemi.”

 

Kurti kërkoi që dialogu me LDK të përqendrohet tek çështjet që nuk kanë marrë ende një zgjidhje.

 

“Dialogu duhet të jetë për çështjet e pa adresuara e të pa zgjidhura, duhet të jetë i përgatitur dhe parimor. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, kjo duhet të jetë premisa e çdo dialogu dhe epilogu i çdo marrëveshje.”

 

Albin Kurti kërkoi që të premten të thirret Kryesia e Kuvendit për të votuar qeverinë e re, teksa ende nuk ka një koalicion qeverisës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *