E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kurti kritika për takimin në SHBA/ Analistët: Delegacioni kosovar është i papërgatitur

Opozita kosovare kritikon qeverinë se e ka lënë vendin në mëshirë të fatit pasi 1/3 e kabinetit gjenden në Uashington. Ish kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se nuk mund të ketë vetëm marrëveshje ekonomike me Serbinë pasi cështja është thellësisht politike.

 

Reklamë

Ndërkohë edhe analistët në vend vërejnë se delegacioni kosovar nuk është aspak përfaqësues dhe i përgatitur.

 

Reklamë

Edhe pjesëmarrja e dy zëvendës kryeministrave të Kosovës në delegacion është vlerësuar tërësisht e panevojshme.

 

Kryeministri i Kosovës është shoqëruar në shtëpinë e bardhë nga dy zëvendëskryeministrat Driton Selmanaj e Albulena Balaj. Gjithashtu pjesë e delegacionit janë edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ai i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ajo e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj dhe koordinatori për dialog Skënder Hyseni si dhe shefja e kabinetit të kryeministrit, Ardita Dushi.

Më shumë video

Reklamë