E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kurti: Këtë vit nuk ka qeveri të re, sërish negociata me Mustafën

Presidenti Hashim Thacci dhe ndërkombëtarët apelojnw pwr formimin sa mw parw te qeverisë së re të Kosovës por lideri i Lëvizjes Vetvendosje kërkon më shumë kohë për formimin e koalicionit me Isa Mustafën.

 

Në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të partisë, Albin Kurti tha se këtë vit nuk do të ketë qeveri të re.

 

Reklamë

“Presidenti e ka përcaktuar datën e seancës konstituive për 26 dhjetor kur ne ishim aty dhe në kohë rekord e konstituam Kuvendin. Presidenti përcakton datën e konstituimin të kuvendit dhe jo formimit qeverisë. Mua datën ma përcakton LDK, nuk bënë të ketë keqkuptime. Takimet do të ndodhin dhe do të ketë konsultime. Ndërkohë po i intensifikojmë bisedimet. Në janar kemi përpara arritjen e marrëveshjes me LDK-në. 80 ditë nuk mjaftuan për ta arritur marrëveshjen që kërkohej sepse kishte kërkesa përtej mandatit. Ne kemi marrë mesazh të qartë në zgjedhje, që opozita e djeshme të jetë pozita e ardhshme. Ne si lëvizje jemi munduar të reflektojmë në këtë mesazh. Ne kemi ofruar njërin nga dy postet që qytetarët na ofruan neve. E ofruam pozitën e kryeparlamentarit por ajo u refuzua.”

 

Lideri i Vetvendosjes e konsideroi të dështuar qeverinë e Haradinajt duke nënvizuar se sfidat me të cilat do të përballet qeveria e re do të jenë të shumta. Kosova është një vend i varfër, në një rajon tejet agresiv ku duhet ndërhyrje urgjente.

Më shumë video

Reklamë