Subscribe

Kryeministri i kosovës, Albin kurti ka deklaruar se Kosova është e gatshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë,duke patur në qëndër njohjen reciproke.

 

Në një interviste për “Radio Evropa E Lire”,  kreu i qeverisë la të hapur mundësinë që ceshtjet me Beogradin mund të zgjidhen gjatë mandatit e tij.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTËR I KOSOVËS

 

“Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, Joe Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë.  Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia.”

 

Sipas Kurtit, peng i marrëveshjes mbetet edhe fakti i militarizimit të Serbisë.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTËR I KOSOVËS

 

“Serbia aktualisht shpenzon më shumë për ushtri sesa pesë shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor marrë së bashku. Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut së bashku nuk shpenzojnë për ushtri sa shpenzon Serbia si e vetme. Ajo këtë nuk po e bën për Hungarinë e Rumaninë dhe ky militarizim i Serbisë është shumë brengosës për ne.”

 

Kreu i qeverisë së kosovës tha se nese zyrtarët e Brukselit do e ftojnë në dhjetor, sic ka paralajmeruar Borrel,  për takime konstruktive dhe  për bisedime parimore, ai do të pranojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *