Kosova
Kurti i përgjigjet Mustafës: Qëndrimi i LDK-së është jo demokratik

Albin Kurti e ka konsideruar jodemokratik qëndrimin e Isa Mustafës dhe absurde kërkesën e Lidhjes Demokratike e cila u bë publike një ditë më parë. Kreu i Levizjes Vetvendosje i ka dërguar sërish një letër Mustafës në të cilën specifikon se kërkesa për të bërë kurban Glauk Konjufcën është diktatoriale.
Albin Kurti ka kërkuar që të vazhdojnë bisedimet për koalicionin, duke theksuar se oferta e Vetvendosjes ishte shumë bujare dhe çështja e presidentit nuk është urgjente.
Reklamë
Isa Mustafa është shprehur i gatshëm për arritjen e marrëveshjes por ngërci i krijuar nga bisedimet po krijon gjithnjë e më shumë paqartësi.
Vazhdo të lexosh
Reklamë






