Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj reagoi ashpër pas vendimit të pasuesit të tij, Albin Kurti për të rrëzuar vendimin për pagat e qeveritarëve. Haradinaj e quajti në “Facebook” një vendim politik të pakuptimtë. Për ish-kryeministrin, Kurti thjesht kërkon të tërheqë vëmendjen mediatike.

 

“Ulja e pagave të kabinetit të sotëm është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por edhe atyre të ardhshëmëve, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëvë ashtu siç ishin. Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit.”

 

Sipas Ramush Haradinajt, ky vendim i Kurtit është i rrezikshëm sepse nuk respekton Gjykatën Kushtetuese.

 

Në mbledhjen e dytë të qeverisë këtë të mërkurë, Kurti ka shfuqizuar vendimin e paraardhësit të tij Haradinaj, i cili dy vite më parë i kishte rritur pagat e zyrtarëve qeveritarë100 për qind.

 

Sipas vendimit të Haradinajt, kryeministrit i rritej paga nga 1500, në 2950 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *