Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë në gjurmët e një marrëveshjeje sekrete të prsidentit Hashim Thaçi. Marrëveshja në fjalë është nënshkruar në 2013 mes Thaçit dhe NATO-s ku ndalohet pa afat hyrja e FSK në veri të Kosovës. Sipas Kurtit, kjo marrëveshje është një shkelje e rëndë e Kushtetutës.

 

 “Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar prima facie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës.”

 

Letrën Albin Kurti ja ka dërguar edhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani nga e cila kërkon nisjen sa më parë të procedurave për shkarkimin e Thaçit nga posti i presidentit.

 

“Qëllimi i kësaj shkrese është që t’ju njoftoj juve, në cilësinë tuaj si kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ekzistencën e marrëveshjes sekrete, si dhe për rezultatet e analizës së Zyrës së Kryeministrit. Për t’iu shmangur çdo keqkuptim të mundshëm, dua të jem sa më i qartë: Unë, si kryeministër, nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sekrete, për sa i përket përmbajtjes së saj. Unë, si kryeministër, e kuptoj dhe e vlerësoj thellësisht rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s për sigurimin e plotë të integritetit territorial të Republikës dhe të qytetarëve të saj. Dhe unë, si kryeministër, i garantoj Kuvendit, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës se nuk do të ndërmarr asnjë hap që do të rrezikonte këtë aleancë të domosdoshme për sigurinë e vendit tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *