Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e quan mashtrues Albin Kurtin pas vendimit për të hequr pjesërisht taksën ndaj mallrave serbe.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj shkruan se Kurti u dorëzua para Serbisë, ndërsa shtoi se ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë.

 

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, shkruan Haradinaj.

 

Albin Kurti deklaroi se vendimi për heqjen e tarifës për lëndët e para që importohen nga Serbia dhe Bosnie-Hercegovina do të zbatohet nga 15 marsi, ndërsa paralajmëroi se taksa do të hiqet plotësisht më 1 prill të vitit 2020 nëse Serbia ndërpret fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *