E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kurti dhe Mustafa nuk bien dakord, s’ka marrëveshje për qeverinë e re

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kreu i LDK, Isa Mustafa nuk e kanë arritur ende marrëveshjen për koalicionin qeveritar. Lajmin e bëri të ditur vetë LVV në faqen zyrtare në “Facebook”, pas takimit Kurti-Mustafa.

 

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës.”

 

Albin Kurti dhe Isa Mustafa u mbyllën në takim pasditen e kësaj të hëne për më shumë se dy orë dhe sinjalet ishin se do të arrihej marrëveshja. Por pas takimit, ata nuk dhanë një prononcim për mediat, duke u larguar fshehurazi nga Kuvendi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë