Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell se është treguar i njëanshëm në bisedimet e Brukselit.

 

Ai u shpreh se Borrell e kishte hequr nga tryeza propzimin franko-gjerman i cili ka në thelb njohjen reciproke. Kurti shtoi se ka shkuar në Bruksel për marrëveshjen finale mbi planin franko-gjerman, dhe jo diskutim për targat.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Borrelli fatkeqësisht e ndryshoi premisën e negocimit. Në kundërshtim nga parimi i propozuar nga vetë ai, filloi të insistojë në marrëveshje që adreson vetëm masat e mirëbesimit, pezullimin e gjobave për targat. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda. Nevoja urgjente për propozimin evropian me mbështetje franko-gjermane u zhduk nga tavolina, duke iu përshtatur qëllimit të Serbisë, presidenti i së cilës kishte ardhur në Bruksel jo për propozimin e BE-së, por për targat.

 

Kurti siguroi se Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive në dialog, siç ka qenë deri më tani.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Jemi treguar konstruktiv, aktiv e kreativ. Mund të them asnjëra prej tyre nuk vlen për palën tjetër. Ndaj Bashkimit Europian shpesh kam qenë kritik por jo i hidhiruar. Keshtu ka qenë edhe deklarata ime te hene nga Brukeseli ndaj perfaqesuesit te larte te BE i cili e braktisi propozimin eueuropian, Jam i hatshme ti pergjigjem cdo ftese tjete te be e cila ka ne lthelb dialogun per normalizimte marrdhenieve me njohje reciporke ne qender.

 

Kryeministri i Kosoves theksoi se propozimi i BE-së, i mbështetur nga Franca, Gjermania e SHBA-ja duhet të vendoset në tryezë një orë e më parë, pasi është bazë e mirë për diskutime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *