Banderolat digjitale të afishuara nga Partia Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit, sipas kreut të LZHK janë të paligjshme dhe duhet të hiqen.

 

Në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Dashamir Shehi deklaroi se banerat janë të pamoralshëm dhe ndërkombëtarët duhet të reagojnë.

 

“Ajo reklamë është e paligjshme, e pamoralshme dhe e turpshme, përtej personazheve që janë aty, që edhe mua nuk më pëlqejnë, as Berisha as Meta. Nuk është kjo mënyra për të mbushur gjithë Shqipërinë sepse ky ka të drejtën komerciale për t’i blerë ato, e kanë dhe të tjerët, por s’ka lënë vend për të tjerët. Filantropër, po iu them unë, që japin paratë këtij, që janë oligarkët e Shqipërisë, sepse ato i paguajnë. Ky e ka mbushur gjithë Shqipërinë me ato dhe thotë që unë nuk do bëjë propagandë, por do mbjellë pemë. Çfarë të bëjë më shumë, ajo është turp. Këto që kanë ardhur ODIHR dhe OSBE, puna e parë që duhet të bëjnë është të grisin ato (banderolat), sepse ajo tregon fytyrën e shtetit shqiptar”, thekson Shehi.

 

Banderolat digjitale kanë shkaktuar mjaft polemika, ndërsa opozita ka akuzuar PS se po nxit gjuhën e urrejtjes ndaj liderëve të opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *